Historia ime

Kufizimet e kësaj periudhe mund të kapërcehen me lehtësi  nëse ju dhe  fëmijët  tuaj arratiseni së bashku në botën e librave.

Caktoni një hapësirë në shtëpi [një kënd të vogël] dhe nxiteni fëmijën  tuaj që ta  kthejë atë kënd në librarinë e tij/saj.

Le t’i vendosë aty  librat që i ka dhe le ta rregullojë ashtu siç atij/asaj i pëlqen.

– Ju mund ta ‘lexoni’ një tregim së bashku ose në mënyrë të pavarur.

– Fëmijët mund të “fluturojnë” nëpër libra dhe t’i “lexojnë” figurat, të tregojnë për ato që shohin në ilustrime ose figura, etj.

– Ju mund t’i kërkoni fëmijës që ta tregojë  historinë e tij/saj apo të ndonjë shoku/shoqeje duke filluar me ‘na ishte njëherë…’.

– Nëse libri ka figura, mund t’i ngjyrosni së bashku.

– Po ashtu ju mund të bëni sikur po i imitioni kafshët apo objektet e ndryshme që janë pjesë e tregimit.

– Rolin kryesor dhe idetë lërjani fëmijëve…

Kjo lojë  zhvillon të menduarit, imagjinatën, kreativitetin,  komunikimin, dëshirën për librin, si dhe i zhvillon emocionet pozitive.