Rezultati i pritur: Fëmija shpreh interes për të mësuar për magnetet dhe çfarë tërheqin ata.
Materialet dhe mjetet: magnet, lodra/sende të ndryshme nga materiale të ndryshme, dy shporta apo pjata plastike/letre etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Së bashku me fëmijën grumbullohen disa lodra/sende të imëta nga materiale të ndryshme (druri, plastika, hekuri etj.). Merren dy shporta të zbrazëta dhe kërkohet nga fëmija të marrë me radhë lodrat, sendet e grumbulluara. Ato që tërhiqen me magnet vendosen në një shportë dhe ato që nuk tërhiqen vendosen në shportën tjetër. Pas klasifikimit të të gjitha lodrave dhe sendeve të grumbulluara, fëmija mund të bëjë edhe një ndarje tjetër, ku disa gjëra përbëhen nga dy materiale: dru-hekur, apo hekur-plastikë.