Libri – miku im më i mirë
Zhvillimi i aktivitetit: Bëjeni leximin për fëmijën tuaj rutinë të çdo dite apo çdo nate para gjumi. Është shumë me rëndësi që fëmijët te ekspozohen ndaj librave, t’iu lexohet qysh në moshë të vogël. Leximi i librave për fëmijën tuaj ndikon që të keni lidhje më të afërt me të, në zgjerimin e fjalorit të fëmijës dhe pasurimin e gjuhës dhe të folurit, zhvillimin e imagjinatës, etj.
Disa udhëzime për aktivitetin e leximit për fëmijët e vegjël:
Zgjidhni libra me fotografi dhe fjalë të thjeshta që përshtaten me fotografitë.
Emërtoni objektet në fotografi.
Nuk ka nevojë që ta lexoni tregimin fjalë për fjalë. Zgjidhni disa fjalë kryesore dhe bëjeni tregimin vetë duke iu përshtatur fotografive në libër.
Gjeni libra me fjalë qesharake, rimë dhe fotografi.
Gjeni mënyra për ta shndërruar librin në aktivitet në jetën e përditshme. Për shembull libra për kafshë, piknik, vizita të gjyshja, etj. Shndërroni tregimet në aktivitet duke e vizituar një fermë, gjyshen, duke bërë piknik, etj.