Materialet e nevojshme: Teshat e mamit apo babit
Zhvillimi i aktivitetit: Sot ky aktivitet sa është atraktiv aq është edhe informues për prindërit duke e parë veten e tyre në pasqyrë në raport me sjelljet e tyre gjatë jetës së përditshme. Sot do t’i themi fëmijëve që do ta luajmë një lojë së bashku. Sot vendos nëse do të bëhesh babi apo mami dhe për disa orë të tëra ti do të jesh ai që vendos. Shkoni në dollap dhe zgjidhni teshat tuaja dhe përshtatjani fëmijës tuaj ato tesha dhe ju po ashtu me ndonjë kapelë apo çorape të fëmijës suaj kaloni në rolin e fëmijës.
Kjo lojë është shumë reflektuese ngaqë do të shihni si fëmija juaj sheh sjelljet dhe reagimet e juaja brenda shtëpisë, dhe ju vazhdoni ta imitoni fëmijën në aktivitetet ditore që ai/ajo bën duke reaguar njëjtë si fëmija juaj në situata të tilla. Nëse vëreni që fëmija juaj po shfaq shumë sjellje agresive kur merr rolin e prindit, reflektoni te vetja juaj a mund të jeni ju me sjellje të tilla gjatë ditës me fëmijën tuaj? A ndodh ndonjëherë të reagoni më shumë se që duhet ndaj tyre? Kjo lojë ju ndihmon shumë juve si prindër të reflektoni më shumë për rolin tuaj.