Materialet që na nevojiten: Shporta të rrobave

Zhvillimi i aktivitetit: Filloni sot ditën me shumë aktivitete dhe shumë të qeshura e kënaqësi në shtëpinë tuaj. Fëmijët i duan shumë aktivitetet fizike, por këto aktivitete, kur bashkohen me udhëzimet e prindërve, bëhen edhe më atraktive edhe më të dashura. Kjo lojë është shumë e njohur për fëmijët, por kërkon shumë vëmendje sepse fëmija mund të kërcejë vetëm atëherë kur i din pyetjet e kuizit. Pyetjet mund t’i drejtoni me informata të përgjithshme. Shportat janë të radhitura dhe fëmija sa herë përgjigjet saktë do të kërcejë në shportën e radhës. Pyetjet: Sa anëtarë jetojmë në këtë shtëpi? Sa prej tyre jemi meshkuj dhe sa femra? Sa fëmijë janë gjithsej në këtë shtëpi? Cila është data e ditëlindjes tënde? Sa herë që kemi përgjigje të sakta fëmija kërcen në shportën tjetër derisa përfundon radhën dhe fiton lojën.