Krijo tregimin tënd
Materialet dhe mjetet: libra me ilustrime, lodra, laps, fletë A4 etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Një bashkëbisedim me fëmijën se si mund të thurim një tregim personal.
Pyesni fëmijën se do të përzgjidh lodra apo fotografi, dy –tri apo më shumë lodra apo fotografi.
Psh. nëse zgjedhen dy-tri lodra, fëmija do të thur një tregim për ato tri lodra (psh. nëse zgjedh një arush, një lepur dhe fëmija thur një tregim për dy kafshët, shtoni edhe ndonjë lodër tjetër dhe pyesni çfarë më pas nëse bëhet pjesë e tregimit edhe kjo lodër? dhe fëmija vazhdon tregimin.
Nxiteni fëmijën të thur tregime dhe t’i tregoj ato për anëtarët e familjes.
Shkarkoni fletën e punës KËTU.