Shkronjat gazmore

Materialet dhe mjetet: Shkronja prej letre ose plastike  ose druri me ngjyra dhe madhësi të ndryshme, kapëse të rrobave dhe një fije peri.

Organizimi i aktivitetit: Në dysheme ofrojini fëmijës një  tas ose tepsi  në të cilën i keni hedhur shkronjat. Lejojeni fëmijën t’i prekë, t’i fusë në gojë, të luajë me to. Më pas ofrojani një prej shkronjave të emrit të saj/tij dhe shqiptojeni shkronjën qartë duke kërkuar që fëmija t’ju shohë në sy. Bëni kështu për të gjitha shkronjat e emrit të fëmijës. Nëse  fëmija është më i rritur, filloni të numëroni bashkë me të sa shkronja janë në emrin e tij/saj.

Ju mund ta vendosni një fije peri në këmbët e një karrike dhe fëmija vendos me kapëse në të shkronja të ndryshme. Po ashtu fëmija mund të kapë me kapëse shkronjat që janë në dysheme dhe t’i vendosë ato në një tas.

Sugjerim:

Tregojuani fëmijëve format e shkronjave  dhe inkurajoni shqiptimin e drejtë të tyre dhe të fjalëve që fëmija krijon.