Ngjyrat dhe ndjenjat
Materialet dhe mjetet: pasqyrë, letër kartoni, letra me ngjyra, laps, ngjyra, gërshërë, kruese dhëmbësh etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Bashkëbisedohet me fëmijën se çfarë e gëzon më shumë dhe si duket fytyra kur gëzohet? Çka e frikëson dhe si duket fytyra kur frikësohet? Çfarë e mërzit dhe si duket fytyra kur mërzitet? Çfarë i pëlqen të hajë më shumë dhe si duket fytyra kur e mendon atë ushqim? etj., duke vazhduar edhe për ndjenja dhe se ç’pamje merr fytyra për ndjenjën e caktuar.
Merret një karton dhe prehet në formë rrethi. Në fletat me ngjyra (apo të bardha të cilat ngjyrosen me ngjyra) vizatohen rrathë më të vegjël të cilët prehen dhe ngjiten në letrën e kartonit. Fëmijës i kërkohet të shfaqë ndjenjën e gëzimit dhe të shohë veten me ndjenjën e gëzimit në pasqyrë. Duke e parë këtë ndjenjë në pasqyrë, fëmija e vizaton në njërën letër rrethore me ngjyrë të përgatitur më parë. Kështu vazhdohet edhe me ndjenjat e tjera që dëshirohen të punohen. Pas përfundimit të vizatimit të ndjenjave, ndjenjat e punuara ngjiten në letrën e kartonit. Në mes vendoset edhe akrepi i cili ngjitet me një thumb apo kruese dhëmbësh. Prindi apo kujdestari e thotë një numër (jo më shumë se katër) dhe fëmija lëviz akrepin për aq sa është numri. Në ndaljen e akrepit te ndjenja e caktuar fëmija tregon ndjenjën dhe një ngjarje kur e ka përjetuar këtë ndjenjë. Loja luhet aq sa dëshirohet.
Nxiteni fëmijën të flasë më shumë rreth ndjenjave dhe se kur e dimë se dikush është i lumtur apo i mërzitur, etj.
Shkarkoni fletoren e punës KETU.