Palaçoja po feston

Materialet dhe mjetet: telefon, kasetofon, instrumente të ndryshme, karton, laps, gërshërë, penj etj.

Zhvillimi i aktivitetit: Merret një karton dhe vizatohet maska e palaços dhe dekorohet sipas dëshirës dhe materialeve në dispozicion, e po ashtu mund të punohet sipas dëshirës edhe kapela.

Pas punimit dhe modelimit të maskës, prehet maska dhe me penj lidhet pas kokës së fëmijës. Më pas prindi apo kujdestari/-ja ligjor/-e bashkëbisedon me fëmijën se çfarë feste po feston, duke e pyetur: Si ndihesh në këtë festë? A të pëlqen t’i bësh të tjerët të qeshen, apo të pëlqen më shumë kur dikush të bën të qeshësh? Çfarë ke zgjedhur të performosh për këtë festë? etj. Prindi apo kujdestari/-ja ligjor/-e merr titujt e këngëve dhe valleve të përzgjedhura nga fëmija. Fëmija i përshtat lëvizjet me muzikën dhe mundohet të krijojë një atmosferë gëzimi për festë.

 

 

 

 

 


Nxiteni fëmijën të tregojë se cilat pjesë të lojës i kanë pëlqyer më shum
ë. Si do ta organizojë një festë për ditëlindjen e ndonjë shoku apo shoqe? etj.

Shkarkoni fletën e punës KËTU.