Kështjella magjike
Materialet dhe mjetet: fletë e bardhë A4, laps, ngjyra, materiale të ndryshme për modelim.
Zhvillimi i aktivitetit: Lojë fjalësh: “Çfarë është…?”. Prindi apo kujdestari/-ja ligjor/e pyet, p.sh.:
Prindi: çfarë është një shtëpi?
Fëmija: një vend ku banojnë njerëzit.
Prindi: çfarë është një banesë?
Fëmija: një ndërtesë e madhe ku jetojnë shumë familje.
Prindi: çfarë është një kështjellë?
Fëmija e përshkruan në mënyrën e vet (këto përgjigje ishin vetëm si shembuj).
Prindi apo kujdestari/-ja ligjor/e parashtron pyetje më shumë për kështjellën. Si duket një kështjellë? Kush jeton në të? Po kështjellën e Skënderbeut e ke parë? Si duket? Me çfarë është e ndërtuar kështjella? Si do ta ndërtoje ti kështjellën tënde dhe kush do të jetonte në të?
Merret fleta e bardhë A4 dhe fëmija vizaton kështjellën e tij/saj. Pas përfundimit të punimit fëmija shpreh me fjalë të tij/saj tregimin për kështjellën.
Nxiteni fëmijën të flasë më shumë për kështjellën e tij/saj, si do ta bënte më të fortë, më të bukur etj.