Kavanozi magjik

Materialet e nevojshme: për ditën e sotme mund të përdoren materiale sipas dëshirës së fëmijës, në varësi të mesazhit që dëshiron t’i përcjellë një fëmije me autizëm.

Zhvillimi i aktivitetit: Sot fëmija do të përgatisë një mesazh në një kavanoz në mbështetje të të gjithë fëmijëve që vuajnë nga autizmi. Këtë dhuratë do ta vendosni në dritaren e shtëpisë dhe do ta vendosni një qiri të ndezur natën për ta përshëndetur çdo fëmijë.

Gjatë përgatitjes duhet të diskutoni me fëmijën që t’i respektojë fëmijët të cilët kanë gjini të kundërt, vijnë nga zona të ndryshme banimi, kanë ngjyrën e lëkurës, syve, flokëve etj. ndryshe nga fëmija juaj.

Postojeni në rrjete sociale mesazhin tuaj apo punimin tek sa më shumë njerëz apo të afërm tuaj.