Kapaku tërheqës
Mjetet dhe materialet: kapak plastike, shirita, gërshërë.
Zhvillimi i aktivitetit: Hapni disa vrima nëpër kapak me gërshërë dhe nëpër vrima vendosni shirita të ndryshëm me gjatësi të ndryshme. Lidhni skajet e shiritave nyje që të mos rrëshqasin. Ofroji fëmijës kapakun dhe lejoje që t’i tërheqë shiritat ashtu si të dojë vet, me dorë apo edhe me gojë.