Si vishet babi im [kujdestari]

Vizatoni disa lloje të ndryshme të veshjeve në letër dhe kërkojini fëmijës t’i rrumbullakoj veshjet e përshtatshme për stinën e vjeshtës.

Bisedoni lidhur me rolin e veshjeve, se si na mbajnë ngrohtë ato kur moti është i ftohtë.

Po ashtu ju mund ta përfshini fëmijën në rregullimin e dollapit të tij me rroba, duke i larguar rrobat e verës dhe duke i vënë rrobat e vjeshtës si dhe duke biseduar për ndryshimin e motit dhe rolin e rrobave.