Joga dhe unë
Fëmijët kënaqen duke bërë aktivitete fizike. Sot ju mund t’ua prezantoni atyre ushtrimet joga!
Këtë aktivitet mund ta organizoni e gjithë familja së bashku. Vetëm mos harroni, ata nuk do të qëndrojnë të qetë dhe të marrin frymë sipas udhëzimeve tuaja; pritni të qeshura prej tyre J.
Merrni nga një peshqir të pastër të cilin mund ta përdorni si tapet ku mund t’i bëni ushtrimet e jogës.
Mund të merrni ide për ushtrimet joga në këtë link….shikojeni së bashku me fëmijën:
Ndërkohë mund të merrni pozicione të kafshëve të ndryshme. Së bashku mund edhe të këndoni këngë për kafshë të ndryshme.
Me telefon mund të bëni foto dhe t’i mbledhni ato në formë të një albumi.