Libri i pranverës
Zhvillimi i aktivitetit: Është dita e librit. Uluni me fëmijën tuaj në këndin e librit dhe ofrojini një libër për fëmijë. Mjafton që libri të ketë foto ku tregohet moti në pranverë. Lexojani figurat dhe shikojeni fëmijën në sy kur i lexoni. Lejojeni ta shfletojë faqen e librit [s’ka gjë edhe nëse e rrudhos pak].
Pasi ta përfundoni kohën e leximit, angazhojeni fëmijën që t’i tëheqë letrat ngjitëse që ju i keni vendosur tek dera, në dysheme ose në mur. Mos e ndihmoni fëmijën. Le të përpiqet ta bëjë vetë këtë.