Iku dallëndyshja

Materialet dhe mjetet: ilustrime të ndryshme, fletë me ngjyrë të zezë apo të bardhë, ngjyra, gërshërë etj.

Zhvillimi i aktivitetit: Prindi apo kujdestari luan lojën “Fluturon-fluturon” me theks te shpezët shtegtarë. Së bashku me fëmijën, prindi apo kujdestari vendosin gishtat në dysheme (nëse aty luhet loja apo në tavolinë) dhe prindi thotë: “Fluturon-fluturon dallëndyshja”, dhe fëmija ngrit gishtin, pastaj prindi thotë: “Fluturon-fluturon vetura”, fëmija nuk e ngrit gishtin”, pastaj prindi thotë: “Fluturon-fluturon lejleku”, e kështu me radhë. Lojë kjo sa për të filluar bashkëbisedimin me fëmijën për shpezët shtegtarë. Cilët shpezë janë shtegtarë? Ku shkojnë? Kur kthehen? etj. Pas bisedës, prindi apo kujdestari merr një fletë të zezë (në mungesë të saj mund të merret edhe letër e bardhë dhe të ngjyroset me ngjyrë të zezë), e palos në mes për të krijuar simetrinë sipas modelit të dhënë dhe po ashtu edhe fëmija ndjek hapat e palosjes së letrës. Pas palosjes, prindi i vizaton dallëndyshes kokën dhe krahët. Fëmija pret me gërshërë në bazë të vijave. Pas hapjes së fletës së palosur shikohet a është dallëndyshja në mënyrë simetrike.

 

 

 

Kërkesë: Fletë pune me temën Modelo dallëndyshen me plastelinë në vizatim

Shkarko fletën e punës KËTU.