Hapësira ime
Përmes lojës sot fëmijët do të mësojnë për hapësirën e tyre personale.
Do t’ju duhen lodra, kukulla, kafshët prej pellushi dhe disa foto të familjarëve ose foto të individëve të panjohur që mund t’i prisni nga gazetat ose nga ndonjë revistë e vjetër.
– Si fillim u tregoni fëmijëve çfarë quhet hapësirë personale dhe pse është e rëndësishme që të ruhet kjo hapësirë. Fëmijët mund ta mësojnë këtë hapësirë duke e vendosur një rreth përreth mesit të tyre. Hapësira të cilën e përfshin rrethi, është hapësira personale dhe aty mund të hyjnë vetëm njerëzit që fëmija i lejon.
– Më pas e krijoni një storie me lodrat e fëmijëve dhe i stimuloni fëmijët që ta përcaktojnë hapësirën e tyre personale dhe të lodrave në storie.
Aktiviteti e rrit vetëdijësimin e fëmijës për veten, trupin dhe plotësimin e të drejtave të tij/saj.