Gruri në arë
Bisedoni me fëmijën nga vjen buka. Nga lërimi i arës në vjeshtë me traktor dhe hidhet fara, në pranverë rritet e në verë dielli e pjek dhe është gati për ta korrur kombajna. Nga aty dërgohet në mulli për ta bluar. Gruri i bluar është mielli të cilin e përdorim për të gatuar: bukë, byrek e ushqime të tjera.
Zhvillimi i aktivitetit: Merret një fletë pune me ngjyra me qëllim që të dalin në pah kallinjtë e grurit, fara të kungullit. Vizatohen dhe ngjyrosen disa vija ku rreth tyre do të ngjiten me ngjitës farat e kungullit sipas modelit të dhënë të kallirit të grurit. Pasi të ngjiten farat ngjyrosen me ngjyrë të ujit!. Në fund nxitet fëmija të përshkruajë punimin e tij/saj, çfarë ka punuar dhe çfarë materialesh ka përdorur në punimin e tij/saj.