Luajmë me top
Besojmë se e keni një kuti të këpucëve në shtëpi [nëse jo bëjeni një kuti me letra kartoni] dhe shndërrojeni në një ‘fushë të vogël futbolli’ sikur në fotot e mëposhtme. Si top mund ta përdorni një vezë të zier, një kapak, një patate ose qepë të vogël, një makaronë apo çfarëdo objekti tjetër që fëmija juaj e zgjedh.
Caktoni rregullat së bashku: sa minuta zgjat loja, përcaktoni radhën e lëvizjeve, deri në sa gola, çfarë lejohet e çfarë nuk lejohet në lojë, etj. Ju mund të luani edhe me skuadra me nga dy veta. [luani të paktën rreth 30 – 40 minuta].
Loja, pos që do të jetë argëtuese, zhvillon edhe koordinimin sy-dorë, përqëndrimin, këmbënguljen, si dhe respektimin e rregullave.