Materialet e nevojshme: Një top dhe dy shishe

Zhvillimi i aktivitetit: Kësaj radhe golfin do ta luajmë më ndryshe me fëmijët tanë: do ta vendosim topin të qëndrojë mbi një shishe të mbushur me ujë, apo mbi një objekt që mund të qëndrojë vertikalisht dhe me një shishe tjetër do ta godasim topin për një cak të caktuar. Kjo lojë do t’i ndihmojë fëmijët që ta nxisin mirë koordinimin sy dorë dhe ta fitojnë aftësinë e kontrollit të reflekseve.