Numri po kërkon pikat e tij

Materialet dhe mjetet: letra me ngjyra, markera, gërshërë etj.

Zhvillimi i aktivitetit: Prindi apo kujdestari përgatit disa copëza letre në të cilat me marker shënon numrat nga zero deri te numri shtatë dhe pika me sasinë e numrave të dhënë. Gjithsej gjashtëmbëdhjetë copëza letre për çdo numër edhe sasinë e pikave. Së bashku me fëmijën luhet loja “Numri po kërkon pikat e tij”. Prindi apo kujdestari mban copëzat e letrave me numra e fëmija mbanë copëzat e letrave me pika. Prindi apo kujdestari tregon një numër dhe thotë: “të lutem më ndihmo të gjej pikat e mia!” dhe fëmija i gjen pikat e numrit që kërkon pikat e tij. Prindi apo kujdestari plotëson me fjalë duke thënë, p.sh.: “Ja për ty o numri shtatë, shtatë pika i ke dhuratë; ja për ty o numri katër, katër pika e asnjë me hatër; ja për ty o numri pesë, asnjë më tepër nuk të jap për besë; ja për ty o numri dy, dy pika për dy sy; ja për ty o numri një, një pikë ke si një botë; ja për ty o numri tre, për një hundë e dy veshë; ja për ty o numri zero, nuk ke pika  por ke një emër; ja për ty o numri gjashtë, gjashtë ngjyra i bëjmë bashkë. (Këto vargje mund të përdoren nëse dëshironi që loja të jetë më interesante dhe gjithashtu mund të përdoren vargje sipas dëshirës) 

Merren letra me ngjyra dhe vizatohen në formë të vezëve apo edhe forma të tjera sipas dëshirës. Në mes vizatohen vija të ndryshme si: zig-zage, të lakuara etj. dhe priten me gërshërë. Në njërën pjesë shënohet numri me marker (në mungesë të markerit, me ngjyra apo me laps) dhe në pjesën tjetër shënohen pikat. Pjesët e ndara bashkohen me pjesët e tyre në bazë të prerjes duke e formuar pjesën si tërësi dhe tregohet se ky numër i kaq pika.