Gatimet e Vitit të Ri
Materialet dhe mjetet: një shportë, enë të kuzhinës, miell/oriz/sheqer.
Zhvillimi i aktivitetit: Mbushni një enë me oriz, sheqer, miell apo ndonjë material tjetër. Vendosni në shportë enë të ndryshme të kuzhinës. Lejojeni fëmijën që të luaj me këto materiale duke pretenduar se po bën përgatitjen e gatimeve të ndryshme me rastin e natës së ndërrimit të moteve. Ju mund ta angazhoni fëmijën t’ju ndihmojë edhe në gatimet që ju po i përgatisni për natën e vitit të ri.