Fluturakja ime
Materialet dhe mjetet: Letër, ngjyra, shkopinj dhe ngjitës.
Zhvillimi i aktivitetit: Shumë herë kemi parë në qiell fluturake nga më të ndryshmet por këtë herë ne menduam që fëmijët ta bëjnë një fluturake në dhomën e tyre tek dera apo në dritaren e tyre, le të vendosin ata vetë. Për të realizuar një fluturake na nevojiten materialet e lartpërmendura, fillojmë me letrën duke e ngjyrosur në mënyrën që fëmija dëshiron vetë me ngjyra të ndryshme apo vetëm me një ngjyrë, le të zgjedhin vetë, pasi të kenë përfunduar ngjyrosjen le t’i vizatojnë sytë dhe gojën sikurse në foto, letrën e vendosni në formën gjeometrike të rombit sikurse në foto, në secilin skaj të letrës vendosni shkopinj por së pari lejoni fëmijët t’i ngjyrosin me ngjyrat që ata vetë dëshirojnë, pastaj së bashku ngjitni me ngjitëse në secilin kënd të letrës. Për të krijuar zbukurimin me ngjyra si në foto, thjeshtë preni disa fleta dhe ngjyrosini së bashku me fëmijët, pastaj me anë të ngjitësit i vendosni sikurse në foto. Bisedoni me fëmijët tuaj dhe tregojuni atyre që gjithmonë kur ne lëshojmë një fluturake në qiell duhet të mendojmë një dëshirë dhe nëse ajo fluturon shumë lartë, dëshira do të plotësohet, e këtë herë është edhe më bukur sepse çdo mëngjes ne mund të mendojmë një dëshirë tek fluturakja që kemi krijuar bashkë.
Lejojeni që fëmija vetë të zgjedhë se ku dëshiron ta vendos fluturaken e tij, dhe nxiteni që ta prezantoj atë para të tjerëve, p.sh. anëtarëve të familjes apo edhe të thërrasë shokët dhe shoqet që t’iu prezantoj fluturaken e tij.