Fluturakja ime

Kur fëmija heton lëvizjen e fluturakes tek sa vrapon ai/ajo kupton se për ta vënë në lëvizje fluturaken duhet të fryjë erë, e nëse na mungon era atëherë duhet vrapuar që të krijojmë erë. Fëmija mund të hetojë gjatë vrapimit se sa më  shpejt të vrapojë, aq më shumë do të rrotullohet  fluturakja. Pra, i duhet erë më shumë. Me këtë aktivitet theksohet shkaku dhe pasoja.

Merrni  letra të ndryshme sipas dëshirës, ato që keni në dispozicion. Letra paloset dhe pritet me gërshërë  në mënyrë që të fitohet forma katrore. Paloset duke i bashkuar dy cepa për të krijuar formën e trekëndëshit. Hapet letra dhe tani bashkohen dy cepat e tjerë të letrës. Priten vijat e thyerjes së letrës deri te gjysma e vijës. Tërhiqen cepat e letrës vetë nga njëra anë deri në mesin e letrës ku kapen me gjilpërë me kokë apo thumb për ndonjë laps apo ndonjë shkop. Përgatiteni fluturaken së bashku, por secili të vetën. Fëmija kopjon hapat e punimit të fluturakes nga prindi apo kujdestari/ja. Ai/ajo duhet të ndjejë emocionet teksa e punon dhe të kënaqet kur sheh produktin e punës së vet.

Pas përfundimit të punimit fëmija vrapon për ta shijuar kënaqësinë e rrotullimit të fluturakës së tij/saj.