Emri im tek një lule
Materialet dhe mjetet: Fleta me ngjyra, fletë me vija, markerë (lapsa), ngjitës etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Merret një fletë me vija të fletores apo edhe fletë e bardhë dhe paloset në madhësi 10 cm për faqe. Faqet palosen në gjysmë dhe aq sa ka shkronja emri aq faqe përgatiten. Faqet e fletave kapen në formën e një fletoreje të vogël me ngjitës. Në gjysmën e faqes së palosur shkruhet një shkronjë dhe në anën tjetër vendoset apo vizatohet një simbol për atë shkronjë (p.sh. për D vizatohet një diell etj.)
Në një fletë me ngjyra vizatohet një lule e madhe. Duke e vendosur librin e emrit në mes të fletës mund të matet se sa duhet të jetë lulja e madhe. Në lulen e prerë kapet me ngjitës letre libri i emrit. Në një fletë tjetër me ngjyra vendoset lulja e librit të emrit ndërsa bishti e gjethet ose përgatiten nga letra ose vizatohen e ngjyrosen me ngjyra.
Sipas dëshirës, fëmija mund të punojë edhe libra të tjerë për familjarët e tij/saj.