Rezultati i pritur: Fëmija tregon kur i ka përjetuar emocionet duke i shoqëruar me mimikë dhe intonacion të zërit
Materialet dhe mjetet: Kuti kartoni, fleta me ngjyra, laps, ngjyra, ngjitës, gërshërë etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Merret një kuti kartoni e gatshme në formë kubi apo përgatitet nga ndonjë pjesë nga kartoni. Në fleta me ngjyra vizatohen rrathë me ndihmën e ndonjë ene rrethore, ku më pas vizatohen edhe ndjenjat sipas modelit. Prindi apo kujdestari ndihmon duke udhëzuar (apo ndihmon vetëm në prerjen e pakos dhe ngjitjen për t’i dhënë formën e kubit), vetë fëmija përgatit kubin dhe emocionet.
Pas përfundimit luhet loja “Emocionet e kubit”. Kubi hidhet me radhë. Një herë fëmija, një herë prindi apo kujdestari. Njëri lojtar hedh kubin, lojtari tjetër do të tregojë se çfarë emocioni është, p.sh. kubi i habitur, dhe tregon një ngjarje kur ishte i/e habitur. Ndërrohen rolet dhe secili lojtar për secilin emocion të tregojë ndonjë ngjarje kur i ka përjetuar këto emocione.
Loja mund të vazhdojë duke e thur ndonjë tregim të shkurtër dhe fitues do të jetë lojtari që tregimi i tij/saj i shpreh më mirë emocionet duke ndryshuar edhe intonacionin e zërit.