Eksperimenti

Merrni dy ose tre vezë dhe thyejini si në foton në vazhdim [ose kuti të vogla jogurti, gotë plastike, etj.]  dhe kërkojuni fëmijëve që t’i mbushin me dhe.  Nëse nuk keni dhe, mund t’i mbushin edhe me pambuk.

– Vendosni në to fara të ndryshme lulesh [ose çfarëdo fare që keni në shtëpi].

– Vendosni në vende të ndryshme të shtëpisë [një në një dritare ku bie drita e diellit, një në errësirë dhe një diku në një ambient të brendshëm familjar]. Fëmijët i ujisin dhe së bashku diskutoni çfarë prisni se do të ndodhë me farat e mbjellura.

– Pyesni fëmijët  çfarë  mendojnë se do të ndodhë me to? Aktiviteti zgjat rreth 1 orë.

– Caktoni bashkë një kalendar, ashtu që fëmija t’i kontrollojë çdo ditë vezët me fara të mbjellura dhe t’ju tregojë çfarë po ndodh me to.

– Pas 5-7 ditësh, kërkoni që fëmija t’ju tregojë se çfarë ndodhi  me secilën farë të mbjellë dhe pse?

Eksperimenti zhvillon kuriozitetin, të menduarit hipotetik, shpirtin kërkues dhe këmbënguljen.