Edhe unë mund të ndihmoj

Materialet dhe mjete: një ose dy lodra, kovë, ujë, sapunë, sfungjer, peshqir.

Zhvillimi i aktivitetit: Vendosni mbulesën e tavolinës ose peshqirin poshtë dhe pastaj vendosni mbi të kovën apo një legen të vogël me ujë me disa pika sapun enësh. Sigurohuni që ta mbushni ujin në kovë jo më shumë se gjysmën. Vendosni  lodrat për t’i larë fëmija dhe lejojeni fëmijën që t’i lajë ato. Pasi t’i ketë larë  lejojeni t’i thajë duke i fshirë me një peshqir. Përgëzojeni për pastrimin dhe lejojeni t’ju ndihmojë që ta pastroni vendin dhe t’i çoni gjërat në vendin e vet.

Bëjeni këtë lojë edhe nëse fëmija është i/e vogël…ai/ajo do të kënaqet duke e futur lodrën në legenin me ujë e me shkumë gjersa ju qëndroni më afër tij/saj.