Dita për eksperimente
Sot fëmija juaj do të jetë shkencëtari/ja i/e vogël. Bëni këto dy eksperimente bashkë me fëmijën:
1. Vullkani në shtëpi: për këtë ju duhet një shishe prej qelqi, pak brumë jo i fortë, uthull gatimi, 2-3 pika ngjyrues gatimi ose ngjyra uji dhe 1-2 lugë gjelle sodë bikarbon [sodë buke]. Në vend të brumit mund ta përdorni edhe një kon model prej letre.
– Së pari bëni brumin bashkë, me ujë dhe miell. Vendoseni në një tepsi shishen prej qelqi të cilën e mbështillni me brumin e përgatitur, [ose me konin prej letre] por duke e lënë grykën e shishes të hapur. Fëmija e hedh uthullën në shishe dhe më pas e hedh sodën e bikarbonit të përzier me ngjyrues. Rezultatin shikojeni vetë J
2. A mund të hyjë veza e zier në shishe? Le ta provojmë bashkë. Ju duhet një shishe prej qelqi, një vezë e zier dhe një letër e vogël që është duke u djegur. Për këtë eksperiment, prindi tërë kohën duhet të qëndrojë afër fëmijës dhe bashkë ta bëjnë eksperimentin.
– Merrni një shishe të gjatë prej qelqi
– Fëmija provon ta fusë në të një vezë të zier…
– Prindi e fut në shishe një letër të vogël që është duke u djegur
– Fëmija menjëherë e vendos vezën në grykën e shishes
– Shikoni bashkë se çfarë do të ndodhë ?