Rezultati i pritur: Fëmija sfidon veten duke vizatuar në të njëjtën kohë me të dy duart.
Materialet dhe mjetet: Fleta të bardha A4, fllamastera etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Bashkëbisedoni me fëmijën se cila dorë është e majta e cila dorë është e djathta. Me cilën dorë fëmija ushqehet apo vizaton? Vizatohet një rreth me dorën që fëmija e përdor dhe pastaj vizatohet e njëjta figurë, por me dorën tjetër. Pyeteni fëmijën se me cilën dorë e pati më të lehtë të vizatojë? Shpjegojani se disa njerëz përdorin dorën e djathtë për t’u ushqyer apo për të kryer punë të ndryshme dhe disa njerëz përdorin dorën e majtë.
Në fletat A4 vizatohen vija, pika sipas modelit të dhënë, por mund të vizatohen edhe modele sipas dëshirës. I jepen sqarime fëmijës se nga duhet të fillojë, apo edhe prindi apo kujdestari në fillim me laps me vijë të lehtë përshkon lehtë se si duhet të vizatohen, cilat pika apo vija kalohen apo bashkohen. Fëmija duhet në të njëjtën kohë të fillojë me të dy duart.
Pas përfundimit të punës, pyeteni fëmijën se si u ndjeve gjatë vizatimit, ku ishte më vështirë? A mendoje të lije vizatimin?, etj.