Dredhëza

Fëmijët parashkollor mbledhjen dhe zbritjen e kuptojnë përmes objekteve konkrete. Janë dhënë dy aktivitete që të keni mundësi të zgjidhni se cila është më atraktive për fëmijën tuaj apo edhe gjetjen e materialeve.

Bisedoni me fëmijën: Cilat fruta janë pjekur në këtë stinë? Përse duhet të konsumojmë frutat? Çfarë duhet bërë para se t’i hamë? Në sa mënyra mund t’i konsumojmë ato? (ashtu siç merren nga kopshti, mund të bëjmë lëng, reçel, mund të gatuajmë ëmbëlsira me to, etj?)

Po fruti i dredhëzës ku rritet? Mund ta përshkruash? ( lejojeni të shprehet pa ndërhyrje për ta plotësuar mendimin)

 

 

 

 

 

 

Aktiviteti 1. Nëse në oborrin apo lagjen tuaj keni gurë të vegjël, mundohuni të gjeni gurë në formë të dredhëzës. Pasi t’i grumbulloni afërsisht dhjetë gur, ngjyrosini ata me ngjyrë sipas modelit të dredhëzës.

Prisni të thahen dhe mund të luhet loja “Qëllo sa kam”. Prindi apo kujdestari kap ‘dredhëza’ (gurë) pa shikuar. Njëherë me një dorë dhe njëherë me dorën tjetër. Pyeteni fëmijën: sa gurë kam në dorën e djathtë? Fëmija thotë një numër. Prindi apo kujdestari hap dorën dhe numëron sa gurë janë. Pyeteni fëmijën: Sa “dredhëza” kam në dorën e majtë? Pasi fëmija të thotë një numër prindi apo kujdestari hap dorën dhe fëmija i numëron “dredhëzat” në dorën e majtë. Pyeteni fëmijën: në dorën e djathtë ishin psh.”3” “dredhëza” dhe në dorën e majtë psh.”4”, nëse i bëjmë bashkë sa bëjnë? Fëmija i numëron dhe përgjigjet.   Fëmija e vazhdon lojën pasi e ka kuptuar ecurinë e lojës. Fëmija i merr “dredhëzat” me të dyja duart. Pyeteni sa “dredhëza i ka në dorën e djathtë? (nëse e tregon dorën e majtë, vetëm ia përsëritni: sa ke në dorën e djathtë që ta kuptojë se nuk është dora e djathtë apo e majta ajo që e ka ngritur).

Akiviteti 2: Nga letrat me ngjyra krijoni disa forma të dredhëzës. Në to vizatohen pika nga një deri tek numri 5. Dy figura me numrin një, dy figura me numrin dy, tre, katër dhe pesë. Figurat e përgatitura kthehen përmbys që të mos shihen pikat. Fëmija duhet t’i tërheqë apo t’i kthejë në anën kah janë të vizatuara pikat dhe t’i numërojë pikat në të dyja figurat e tërhequra. Pas numrimit thotë numrin p.sh

 

dhe vendos numrin

 

 

Loja vazhdon për aq sa është i interesuar fëmija.