Mjetet e nevojshme: Mund të përdorni kafshë, fruta, bebe kukull, etj.
Aktiviteti: Rendisni tri lloje të kafshëve, si p.sh.: lopën, kalin dhe delen. Gjithashtu, në atë kategorizim vendosni edhe një bebe kukull. Fëmija duhet ta kuptojë që nga 4 objektet, është një e cila nuk lidhet, pra nuk kategorizohet në atë grupim sepse është lloj tjetër, me tjetër funksion. Në këtë rast, fëmija duhet ta heqë beben nga aty. Është një aktivitet mjaft i rëndësishëm pasi fëmija nga kjo moshë do të arrijë ta kuptojë logjikën, duke shkuar kështu deri tek aftësitë për t’i dalluar gjërat. Përsërisni disa herë, pastaj me fruta dhe gjëra tjera teknike të shtëpisë. Gjithmonë kërkoni nga fëmija arsyen se përse vendosi ta heqë atë gjë nga grupimi. Aftësitë komunikuese te fëmija do të zhvillohen çdo ditë.