Rezultati i pritur: Fëmija përdor materiale të ndryshme dhe tregon se cili lloj i kokrrave zë pak vend, e cilat zënë shumë.

Materialet dhe mjetet: kokrra të fasules, orizit, grurit, misrit, lajthisë, arrave, disa pjata të sheshta etj. ( ato që janë në shtëpi)

Zhvillimi i aktivitetit: Bashkëbisedoni me fëmijën duke e pyetur: si duket tregu ku shiten pemët e perimet? Ku janë të vendosura mollët, dardhat ? po gruri, misri, arrat? A mund të vendoset gruri apo fasulja në kuti kartoni siç vendosen mollët? Pse?

Merrini kokrrat e lartpërmendura (ato që gjenden në shtëpi, por patjetër duhet të merren të ndryshme për nga madhësia) dhe një gotë e ujit. Një gotë uji mbushet p.sh. me grurë dhe zbrazet në një pjatë. Gota mbushet me fasule dhe prapë zbrazet në një pjatë tjetër. Sa më shumë lloje kokrrash aq më mirë për të parë se kokrrat e mëdha zënë më shumë hapësirë se kokrrat e imëta.

Vizatoni disa thasë me grykë të hapur. Kokrrat e fasules, grurit, orizit etj. ngjiten me ngjitës në thasët e tregtarit. Te thasët ose ngjyrosen me ngjyra ose mund të përdoren materiale stofi.