Çfarë ka formë rrethore?

Rezultati i pritur: Fëmija identifikon në ilustrime të ndryshme formën e rrethit

Materialet dhe mjetet: monedha 20 cent apo 50 cent etj., fletë e bardhë A4, laps, ngjyra, (letra me ngjyra apo letra kuzhine me ngjyra, plastelinë etj.).

Zhvillimi i aktivitetit: Prindi apo kujdestari zgjedh një libër me ilustrime për fëmijë ku ka fotografi që paraqesin rrethin p.sh., ku ka fotografi që paraqesin diellin, rrotën etj. Bashkëbisedohet me fëmijën  se kush ka formën e rrethit në këto fotografi. Pastaj i thuhet atij: “Po në dhomë ku po qëndrojmë, kush ka formën e rrethit, eja të shkojmë në kuzhinë bashkë, aty mund të kemi më shumë forma të rrethit. Hapi dollapët dhe t’i vendosim mbi tavoline gjërat që sheh me forma të rrethit, t’i prekim bashkë ato, të shohim çfarë materiale kanë, nëse janë të ftohta apo të nxehta”. Pasi fëmija të identifikojë figurën e rrethit, atëherë merret një fletë e bardhë A4 dhe prindi apo kujdestari vizaton bishtin dhe gjethen e kalaveshit të rrushit dhe fëmija me monedhën e zgjedhur kopjon kokrrat e rrushit. Pas kopjimit të kokrrave të rrushit, fëmija sipas dëshirës mund t’i ngjyrosë ato apo t’i modelojë me plastelinë, brumë apo edhe pallomat mund t’i shqyejë e t’i bëjë në formë të rrathëve të vegjël letër me ngjyra etj.   

Me fëmijën mund të luani edhe lojë fjalësh, p.sh. Rroni rrotulloi rrotën rreth rrënjës së rrushit, apo edhe të krijoni lojën tuaj por me theks te tingulli “Rr”.

 

 

 

 

 

 

 

Shkarkoni fletën e punës KËTU.