Gjyshërit e mi
Aktiviteti i sotëm lidhet me gjyshërit. Fëmijët e zgjedhin vetë se çfarë duan të bëjnë për gjyshërit e tyre. Ata mund ta bëjnë një punim me plastelinë, mund të vizatojnë, apo mund ta krijojnë një storie për gjyshërit e tyre.
Fëmija mund ta ndërtojë pemën e porosive për gjyshërit. Kjo vlen edhe për fëmijët që nuk i kanë gjyshërit.
Mund ta këndoni këngën e gjyshes së bashku me fëmijën.