Kërkojmë për insekte

Zhvillimi i aktivitetit: Shfrytëzojeni shëtitjen e sotme për të kërkuar insekte. Bisedoni për lloje të ndryshme të insekteve, për karakteristikat e tyre, ku jetojnë dhe me çfarë ushqehen. Shikoni për milingona, marimanga dhe kaloni kohë duke i shikuar se si ecin dhe duke i studiuar pjesët e trupit të tyre. Mund ta shndërroni në një mini projekt shkencor ku lexoni më shumë për një insekt të caktuar dhe i jepni fëmijës informacione shtesë duke e ndërlidhur këtë me vrojtimin e insekteve për një kohë të caktuar.