Dërgo topin tek muaji i ditëlindjes
Materialet dhe mjetet: letër kartoni, skallper apo thikë, top pingpongu apo ndonjë top i vogël, një tas plastike, dy rrathë hekuri, spango apo penj të trashë, laps, ngjyra etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Prindi apo kujdestari/-ja ligjor/-e/-ja ligjor/-e përgatit letrën e kartonit. Fëmija, me ndihmën e tasit, vizaton rrathët në karton, e më pas prindi apo kujdestari/-ja ligjor/-e/-ja ligjor/-e i hap vrimat në ta me skallper. Po ashtu, prindi hap edhe dy vrima në tas nga duhet të kalojë spangoja apo peri. Me ngjyra fllamaster (apo ngjyra të ujit, të drurit, të qiririt) ngjyros rrethet e vrimave (secila vrimë-muaj e ka ngjyrën e vet). Gjithsej duhet të hapen dymbëdhjetë vrima për dymbëdhjetë muajt e vitit. Sipër kartonit vendosen dy rrathë (si shembull mund të merren unazat e çelësave) nëpër të cilët duhet të kalojë spangoja apo peri. Prindi apo kujdestari/-ja ligjor/-e/-ja ligjor/-e shënon emrat e muajve të vitit duke filluar nga vrima e parë nga poshtë.
Pas përfundimit të punimit luhet loja “Gjej rrugën për tek ditëlindja jote”. Fëmija duhet të fillojë nga muaji janar duke e dërguar topin në vrimën e muajit janar, e vazhdon me radhë deri tek muaji i ditëlindjes së tij/saj.
Kjo lojë mund të luhet edhe duke gjetur ditëlindjen e anëtarëve të familjes.