Biçikleta

Për aktivitetin e sotëm ju duhen: kapakë  të shisheve,  pulla të mëdha, pipa që përdoren për pije, disqe të vjetra të muzikës ose çdo objekt tjetër  i rrumbullakët, forma të rrumbullakëta të ngjyrosura, ngjitës,  fije peri.

– Ndiqni një prej modeleve dhe lejojeni fëmijën që të provojë dhe ta krijojë vetë një biçikletë. Mos e ndihmoni, ai/ajo mund ta bëjë këtë vetë.

– Pasi ta ketë përfunduar biçikletën, le t’i imitojë lëvizjet e saj brenda në shtëpi: fëmija ulet në karrige dhe i lëviz këmbët sikur të jetë në biçikletë.

– Bashkë me ju ose me motrën/vëllain, fëmijët të shtrirë në shpinë, i bashkojnë shputat e këmbëve të njëri-tjetrit dhe i lëvizin këmbët sikur të jenë në biçikletë

– Në vazhdim, bisedoni për biçikletën, duke i gjetur  format gjeometrike në modelin që fëmija e punoi më herët.

– Mund të flisni edhe për përfitimet shëndetësore kur e përdorim biçikletën.