Stinët e vitit

Rezultati i pritur: Fëmija përshkruan karakteristikat e stinëve

Materialet dhe mjetet: fletë e bardhë A4, ngjyra të ujit apo temper (drunjtë mund të punohen edhe me material të ricikluar, p.sh. grimcohen letra kuzhine dhe me ngjitës vendosen në drurin e vizatuar dhe më pas ngjyrosen me ngjyrën karakteristike të stinës.)

Zhvillimi i aktivitetit: Së bashku me fëmijën shihni ndonjë fotografi të natyrës ku ka karakteristika të stinëve, p.sh.si në këtë fotografi:                             dhe pastaj pyetni fëmija p.sh.: Çfarë ka vajza në dorë? Çfarë ngjyre kanë gjethet e rëna në tokë? Si ishin më parë gjethet? Pse po bien tani? etj. Fotografitë  mund t’i shihni në libra të ndryshëm apo në faqe interneti, ku ka karakteristika të stinëve. Gjatë shikimit dhe komentimit të fotografive me pamje për stinët, thoni fëmijës p.sh. “Eja të shikojmë nga dritarja jonë jashtë, të shohim cila stinë është tek ne”. A mund ta kuptojmë vetëm duke e shikuar stinën apo ta hapim dhe dritaren për ta ndjerë stinën. Ndjejmë temperaturën gjersa e hapim dritaren, ndjejmë aromën që ka stina së bashku me fëmijën dhe flasim për ndryshimet që po vërejmë.

Pastaj shikojmë pemët përreth dhe flasim për gjethet e tyre. Si ishin këto gjethe në verë? Po në pranverë? Po si do të duken në dimër? Komentimi dhe pyetjet bëhen varësisht prej pamjes së ilustrimit për stinët që e keni në dispozicion.

Merret letra e bardhë A4 dhe paloset në katër pjesë. Prindi apo kujdestari vizaton një pemë me disa degë duke u munduar të jetë e njëjtë. Me ngjyra uji me brushë apo pambuk merret ngjyra dhe ngjyrosen drunjtë sipas karakteristikave të stinëve.

 

 

 

 

 

 

Kërkesë
(Mundësia që të kemi në shtëpi printer me ngjyra për këtë aktivitet është minimale, e njëjta vlen edhe për sticker me ngjyra)

Shiko fotografitë në telefon, preki me gisht ato që shkojnë me pemët e duhura sipas klasifikimit të stinës. Pas prekjes me gisht, flasim për arsyen pse fëmija e ka vendosur fotografinë në vendin e caktuar, duke nxitur kështu të menduarit kritik.

Kënga “Stinët vitit” të dëgjohet dhe të komentohet së bashku me fëmijën. Sipas dëshirës mund të mësohen edhe vargjet e stinës së vjeshtës.