Unë dhe familja ime
Materialet dhe mjetet: Dorëza, ilustrime të ndryshme me fotografi të familjes, laps, ngjyra, gërshërë, ngjitës etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Merren dorëza me ndarje për secilin gisht. Bashkëbisedohet me fëmijën për anëtarët e familjes. Kush jeton në shtëpinë tonë? (Psh. gjyshi), çfarë të ka gjyshi ty ?(mbesë, nip) etj. biseda zhvillohet për të gjithë anëtarët e tjerë të familjes. Më pas merren një laps (nga kozmetika e mamit), duke vizatuar anëtarët e familjes duke u nisur nga përshkrimet që fëmijët mund t’u bëjnë familjarëve (për shembull, gjyshi është tullac, me mustaqe, me syze, vëllait i kane rënë dhëmbët, mami i ka flokët e kuqe etj.)
Pasi të vizatohen figurat në dorëza d.m.th. një gisht për një anëtar të familjes, flet apo përshkruan secilin prej tyre p.sh. babi punon në fabrikë, i pëlqen futbolli dhe gatuan picat e shijshme e kështu me radhë përshkruhet secili anëtar.
Nxiteni fëmijën të jap më shumë përshkrime për secilin anëtarë. Sa e rëndësishme është ndihma e secilit anëtar të familjes për të dhe të tjerët.