Bartja e ujit me sfungjer
Ky aktivitet i jep mundësi fëmijës për t’u argëtuar, zhvillimin e aftësive motorike të muskujve të mëdhenj dhe atyre të vegjël, gishtërinjve tek- sa e shtrydh sfungjerin, krahasimin e nivelit të ujit të humbur i cili është derdhur gjatë bartjes etj.
Loja zhvillohet duke mbushur dy enë apo kova të madhësisë së njëjtë. Njëra enë/ kovë mbushet me ujë dhe tjetra mbetet e zbrazur e cila vendoset larg dy-tre hapa të fëmijës . Fëmija njoftohet se sa më pak ujë të humbet është më mirë, me një fjalë fëmija merr sinjalin se duhet të nxitojë. Fëmija fut sfungjerin në kovën me ujë dhe e len derisa të thith ujë. Nga aty e bart deri te kova e zbrazur duke e ndrydhur me të dy duart që të lëshojë më shumë ujë. Pasi ta marrë gjithë ujin e afron kovën e zbrazur për të krahasuar nivelin e ujit të humbur.
Kjo lojë mund të ishte edhe më e bukur nëse luhet edhe me ndonjë fëmijë tjetër. Fëmijët marrin kova të madhësive të njëjta dhe një enë më e madhe mbushet me ujë nga e cila të dy fëmijët do të marrin ujë për të mbushur kovat e ujit. Pas të shteret gjithë uji atëherë krahasohen kovat se cila nga to ka më shumë ujë.
Kjo lojë mund të luhet edhe në ambiente të brendshme duke mbushur gota apo enë më të vogla nga shtrydhja e sfungjerit.