Artisti/ja me kos
Zhvillimi i aktivitetit: Sot ju duhet vetëm pak kos të cilin e hidhni në tavolinën e fëmijës ose edhe në dysheme. Përvishjani mëngët fëmijës dhe lejojeni të ‘pikturojë’ çkado që mundet e si të mundet, pa u merakosur që mund të njolloset. Në këtë lojë, fëmija mund dhe duhet të njolloset dhe mund edhe të shijojë kosin. E rëndësishme është ndjesia në duart e tij/saj dhe zbulimi që do të bëjë me kosin dhe duart e gishtat e tij/saj. Ju mund t’i jepni edhe një furçë të vogël. Qëndrojini pranë gjatë lojës dhe shprehni emocionet tuaja dhe përgëzojeni ose udhëzojeni gjatë lojës. Në fund, pastroni së bashku vendin. Jepini një pecetë që ta pastrojë tavolinën.