Para apo prapa, mbi apo nën
Materialet: lodra, karrige, tavolinë, etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Merren lodra të ndryshme. Në fillim përzgjedhen katër lodra. Psh. dy lodra merren në fillim. Njëra vendoset mbi tavolinë, dhe tjetra nën tavolinë. Pyetet fëmija për lodrën e vendosur mbi tavolinë, psh. ku është i vendosur arushi, mbi apo nën tavolinë? Po qeni, mbi apo nën tavolinë?.
Pas kësaj merret një objekt, ku vendoset një lodër para objektit, dhe një lodër pas objektit. Pyetet fëmija, psh. ku është i vendosur qeni, pas apo para, psh. jastikut? Po arushi, ku është, para apo pas jastikut?
Pasi të zhvillohet aktiviteti, mund të luhet edhe loja me fjalë të kundërta. Psh. prindi apo kujdestari thotë: “para”, fëmija duhet të përgjigjet “pas”, apo për fjalën “mbi”, fëmija përgjigjet “nën”. Kjo lojë luhet aq sa fëmija ka dëshirë, duke shtuar edhe fjalë të tjera, si psh. shpejt – ngadal, etj.