Anija në det
Aktiviteti i parë- Punim i anijes me figura gjeometrike- për këtë aktivitet përdoren letra me ngjyra. Prehen letrat me ngjyra në formë trekëndëshi në madhësi të ndryshme, sipas modelit të dhënë. Fleta e punës ku do të punohet, paraprakisht ngjyroset pjesa e detit dhe pjesa e qiellit. Pritet të thahet dhe fëmija imiton modelin që i pëlqen ta punojë.
Aktiviteti i dytë: Nëse aktiviteti zhvillohet në natyrë është më tërheqës dhe më argëtues sepse pjesë e aktivitetit është edhe uji. Në këtë aktivitet punohet anija nga letra sipas udhëzimeve të dhëna më poshtë. Prindi apo kujdestari një letër e merr për vete dhe një për fëmijën. Gjatë punimit në çdo hap përcillet nga fëmija, njëherë duke e shikuar tani duke vepruar. Pas punimit të anijes fëmija në përcjelljen e prindit apo kujdestarit e lëshon në lumë, det apo edhe në ndonjë enë të madhe të mbushur me ujë.