Rezultati i pritur: Fëmija këmbëngul që t’i zbrazë sferat në shishet e zbrazëta në të njëjtën kohë.
Materialet dhe mjetet: shishe plastike, sfera të vogla dhe shirit ngjitës.
Zhvillimi i aktivitetit: Në dy shishe futen sfera të vogla me numër të njëjtë. Shishet me sfera kapen te gryka me shirit ngjitës me shishe të zbrazëta ngjashëm si modeli orës së rërës. Pasi të jenë gati shishet, shishja me sfera duhet të jetë lart dhe shishja e zbrazur duhet të qëndrojë poshtë. Fëmija tund shishet me lëvizje të ndryshme ashtu që sferat të bien në shishet e zbrazura. Ndërkohë që njëra nga shishet ka më shumë sfera të mbetura, fëmija shpejton apo ndryshon lëvizjen, me qëllim që të gjejë mundësi të zbrazjes së sferave.