Rezultati i pritur: Fëmija përshkruan emocionet me më shumë fjalë.
Materialet dhe mjetet: shirit llastik, karta të emocioneve.
Zhvillimi i aktivitetit: Fëmija dhe prindi apo kujdestari vendosin rreth kokës shirit llastik. Lojtari që e fillon lojën e merr një kartë pa e parë dhe e vendos nën shirit tek balli. Lojtari që e fillon lojën pyet lojtarin përballë duke bërë pyetje rreth emocionit të tij/saj. Pyetjet bëhen me hamendësime pa ia thënë emrin e emocionit. P.sh. a do të ndihesha kështu nëse fitoj në futboll? A do të ndihesha kështu kur do ta merrja ndonjë dhuratë? A do të ndihesha kështu kur ha ushqimin që nuk më pëlqen? etj. Lojtari përballë përgjigjet vetëm me po ose jo. Pyetjet vazhdojnë derisa personi identifikon emocionin. Roli i hamendësimit kalon tek lojtari tjetër. Kështu vazhdohet edhe me emocionet e tjera.