Rezultati i pritur: Fëmija përdor drejt fjalët për kuptimet para-pas, majtas-djathtas
Materialet dhe mjetet: letër e bardhë, letër kartoni, 8 kapakë, gërshërë, ngjitës, ngjyra.
Zhvillimi i aktivitetit: Përgatitet një letër kartoni në formatin e letrës së bardhë A4. Në një letër të bardhë vizatohen tri shtëpi me tri kate dhe ngjyrosen me ngjyra të njëjta me tri ngjyrat e kapakëve që janë marrë për lojë. Prindi apo kujdestari i vendos kapakët në vende të ndryshme duke i përzier për nga ngjyrat dhe e njofton fëmijën me kahet e lëvizjes. Loja luhet duke lëvizur kapakët me gisht drejt fushës së lirë për ta drejtuar drejt “shtëpisë së tij”. Gjatë lëvizjes, fëmija përdor fjalët “lëvizi para, prapa, majtas, djathtas”. Loja përfundon kur të gjithë kapakët vendosen tek “Shtëpia e tyre”.