Rezultati i pritur: Fëmija imiton lëvizjet e kafshëve 

Materialet dhe mjetet: Fotografi apo kafshë lodra

Zhvillimi i aktivitetit: Merren kafshët lodra apo fotografi të ndryshme të kafshëve. Së pari pyeteni fëmijën për emrat e kafshëve që ia prezantoni (lodër apo fotografi). Pas prezantimit të kafshëve dhe emërtimit të tyre kërkoni nga fëmija që t’i imitojë lëvizjet e kafshëve. P.sh. si ecën luani? Si ecën tigri? etj. Dhe fëmija imiton luanin duke e treguar fuqinë dhe mburrjen e tij si mbreti i kafshëve apo tigrin si të fuqishëm dhe të shpejtë në sulm. Kur fëmija të përfundojë imitimin e lëvizjeve të kafshëve, kërkoni nga ai/ajo të imitojë edhe zërin e tyre. Flisni me të: ku jetojnë? me çfarë ushqehen? si duhet të kujdesemi për to apo t’i mbrojmë?