Materialet e nevojshme: Telefon të mençur (nëse nuk keni mjafton të imitoni me zë tingujt e kafshëve)
Aktiviteti: Ky aktivitet fillon me një hulumtim të vogël në internet ku mund të gjeni tingujt e kafshëve në një video apo disa tinguj të ndryshëm të kafshëve (nëse nuk keni mjafton të imitoni me zë tingujt e kafshëve). Lëshoni tingujt e kafshëve pa i treguar videon apo fotografitë fëmijës tuaj dhe kërkoni që ta emërtojë kafshën të cilës po ia dëgjon zërin nga telefoni. Rritni numrin e kafshëve dhe llojin e tyre sa më shumë në mënyrë që fëmija juaj të ketë aftësinë të njohë sa më shume tinguj edhe nëse ato tinguj janë shumë të përafërt me njëri tjetrin. Nëse nuk keni telefon të mençur, pa e lëshuar në video mund të imitoni zërin e kafshës ju vetë.