Materialet e nevojshme: Fleta, lapsa, gërshërë, ngjyra
Aktiviteti: Në këtë moshë fëmijët kuptojnë dallimin mes natës dhe ditës dhe mund të flasin rreth karakteristikave që ka nata dhe dita. Prindërve i mjafton që të nxisin biseda të tilla përmes ndihmës së vizatimeve. Vizatoni bashkë me fëmijën në fleta disa yje, një hënë dhe një diell dhe retë. Jepini hapësirë fëmijës tuaj që t’i ngjyrosë këto me ngjyrat adekuate dhe bisedoni se cilat janë për natë dhe cilat janë për ditë, e më pas klasifikoni ju fillimisht në mënyrë të gabuar në dy fleta yjet dhe diellin. Një fletë të simbolizojë natën dhe fleta tjetër ditën, tek dita vendosni yjet dhe tek nata diellin kështu kërkoni nga fëmijët që të gjejnë gabimin dhe të vendosin ku duhet saktë të vendosen yjet dhe ku hëna e dielli. Aktivitete të tilla i bëjnë fëmijët shumë të gatshëm të zhvillojnë logjikën e tyre duke aktivizuar kujtesën afatgjatë përmes shembujve të drejtpërdrejtë që i realizoni përmes këtij aktiviteti.